image Kroacia fiton ndeshjen e fundit dhe kualifikohet në Euro 2024

Futboll

Kroacia fiton ndeshjen e fundit dhe kualifikohet në Euro 2024

news image

Kombëtarja e Kroacisë ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kroacia fitoi ndeshjen e fundit 1:0 kundër Armenisë, për të siguruar një biletë që dërgon në Euro 2024

Heroi i kroatëve doli të jetë Budimir me golin e vetëm të sfidës të realizuar në minutën e 43-të.

Fitorja e pozicionoi Kroacinë në vendin e dytë me 16 pikë, katër më shumë se Uellsi që barazoi me Turqinë.

E para në Grupin D është Turqia me 17 pikë.

Kujtojmë se në Kampionatin Evropian është kualifikuar edhe Shqipëria.

/GazetaSinjali/