image Policia konfirmon rënien e një fluturakeje dhe gjetjen e dy parashutave në Zagreb- PAMJE

Rajon

Policia konfirmon rënien e një fluturakeje dhe gjetjen e dy parashutave në Zagreb- PAMJE

news image

Një shpërthim i madh u raportua se ka ndodhur gjatë natës në Zagreb të Kroacisë, transmeton Sinjali. .

Ministria e Brendshme ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve.

Po ashtu është konfirmuar se ka rënë një luftarake dhe janë gjetur dy parashuta, kjo pasi është dëgjuar një shpërthim, raporton Dnevnik.

Në pjesët e saj, janë gjetur shenjat e një ylli dhe shkronja cirilike, që është alfabeti i popujve sllav, çfarë janë edhe kroatët, por edhe rusët e ukrainasit, që po zhvillojnë luftë.

/GazetaSinjali/