image Aksidentohet autobusi i 'Deva Tours' në Kroaci

Evropë

Aksidentohet autobusi i ‘Deva Tours’ në Kroaci

news image

Foto ilustruese


Një autobus i linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani dyshohet se është aksidentuar gjatë ditës së sotme në Kroaci, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, deri më tani përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç merr vesh Sinjali, autobusi i cili u përshi në këtë aksident është i kompanisë “Deva Tours” me seli në Gjakovë.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga kompania, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

/GazetaSinjali/