Vetëm pak javë pasi EBU konfirmoi anulimin e Eurovision Song Contest 2020, për shkak të përhapjes së koronavirusit, tanimë edhe skena ku do të zhvillohej spektakli i madh në Roterdam ka ndryshuar.
Këto ditë kanë filluar përgatitjet që skenën e Eurosong Contest ta kthejnë në një ambient spitalor.
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, i gjithë ambienti po përshtatet që të vijë në ndihmë të stafeve mjekësore dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Mendohet që aty mund të ketë vend për 680 shtetër, por deri më tani vetëm 80 janë prej të cilëve janë instaluar. Kjo skenë të vendoset në shërbim për të hospitalizuar të prekurit me koronavirus të hënën e 20 prillit. Por, ky ambient do të funksionojë si një strehë për ata që kanë nevojë për ndihmën mjekësore, por që nuk janë në gjendje të rënduar.
Kështu skena e Eurosong Contest 2020 që këtë vit do të mbahej në maj në Roterdam të Holandës nuk do ta presë publikun me pamje të shndritshme, me spektakël dritash e ngjyra flamujsh që valëviten për artistët, por në një strehë me uniforma të bardha për ata që kanë nevojë. /Gazeta Sinjali/