image Shpallet fituesi i “Eurovizion 2020”, në cilin vend u rëndit Shqipëria?

Muzikë

Lista/ Shpallet fituesi i “Eurovizion 2020”, në cilin vend u rëndit Shqipëria?

news image

Pandemia globale e COVID-19 ka ndikuar në anulimin e shumë eventeve të ndryshme artistike, muzikore e sportive dhe në të gjitha fushat e jetës. Edhe Eurovizion 2020 ishte një nga festivalet që u anulua dhe në këto kushte, organizatorët sollën një version tjetër të këtij festivali.

Atë të quajtur “Eurostream 20202” – e cila kishte shumë herë më pak shikues se ç’do të kishte në një mbrëmje normale po të mbahej në Rotterdam.

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit,pa një vidoeklip (i cili u publikua mbrëmë).

Fituesi i “Eurostream 2020” u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi. /Gazeta Sinjali/