Portali spanoll “El Confidencial” ka publikuar përgjimet, mes Rubiales dhe Piques që arritën marrëveshje me fitim multi-milionësh për ta organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.
Në përgjime diskutohet një ‘pazar’ në të cilën do të fitonte kompania e Pique, “Kosmos” për të luajtur Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.
Rubiales e Pique arritën marrëveshjen për të organizuar Kupën e Spanjës në Arabi, nga e cila marrëveshje kompania e yllit të Barcelonës, Kosmos merr katër milionë për secilin nga gjashtë vitet e nënshkruara, pra gjithsejtë 24 milionë euro.
Në përgjime diskutohet edhe mundësia se sa miliona do të përfitojnë Barcelona e Real Madridi nga organizimi i kupës në Arabinë Saudite.
“Barcelona e Reali të marrin nga 8 milionë, për të tjerat mjafton 1 apo 2 milionë” dëgjohet Pique në një audio-inçizim.