image Glauk Konjufca s’ua jep fjalën katër bashkëpartiakëve të tij

Politikë

Glauk Konjufca s’ua jep fjalën katër bashkëpartiakëve të tij

news image

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën plenare, ku po debatohet mes deputetëve dhe ministres Arbërie Nagavci, në lidhje me gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për reformën në Kamenicë.

Në këtë debat, ka ndërhyrë Glauk Konjufca, duke mos ua dhënë fjalën katër deputetëve të Vetëvendosjes që ishin lajmëruar.

Konjufca në Kuvend ka thënë se debati është paraparë që të jetë përballje mes opozitës dhe Nagavcit dhe jo që deputetët e pozitës t’i dalin në mbrojtje ministres.

“Deputetëve të mazhorancës, Halil Thaçi, Mefail Bajqinovci, Arieta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadikuj, nuk do t’ua japë fjalën, sepse kjo është një pjesë ku parashihet të ketë debat mes opozitës dhe ministrave dhe jo mbrojtje prej deputetëve të mazhorancës. Ia japim fjalën ministres Nagavci që ta përmbyll këtë debat”, ka thënë Konjufca.

/GazetaSinjali/