image Skandaloze: 58-vjeçari dhunon 16-vjeçarin në Gjakovë, e detyron të bëjë seks oral me të

Siguri

Skandaloze: 58-vjeçari dhunon 16-vjeçarin në Gjakovë, e detyron të bëjë seks oral me të

news image

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës, ku viktimë ka qenë një djalë 16 vjeç, i cili kishte shkuar ta ndihmojë një burrë për disa drunj, mirëpo ky i fundit e dhunon atë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 16-vjeçari ka deklaruar në Polici se një burrë e ka thirrur në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë që t’i presë disa drunj.

“A po vjen për me m’i shkurtu do dru”, i ka thënë 58-vjeçari viktimës dhe më pas e ka dhunuar.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari e ka marrë viktimën dhe me veturën e tij kanë shkuar mbrapa fabrikës së metalikut. Pastaj 58-vjeçari ia ka zbërthyer patentin e pantallonave të miturit dhe e ka detyruar të bëjë seks oral me të.

16-vjeçari u ka thënë zyrtarëve policorë që ka rezistuar duke e shtyrë të dyshuarin dhe më pas ka ikur me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ai ka deklaruar se nuk e njeh të dyshuarin, por e ka treguar emrin e llogarisë në Facebook, me të cilën 58-vjeçari kishte kontaktuar me të.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë bërë të ditur se pas denoncimit të viktimës, me urdhër të prokurorit është hapur rasti “Dhunim”.

/GazetaSinjali/