image Skandalizon këngëtarja e njohur, vozit 263 km/h rrugëve të Ferizajt dhe e incizion veten - VIDEO

Bota e Yjeve

Skandalizon këngëtarja e njohur, vozit 263 km/h rrugëve të Ferizajt dhe e incizion veten – VIDEO

news image

Një prej shkaktarëve kryesor të aksidenteve të cilat në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet është padyshim shpejtësia, të cilën shoferët e mjeteve transportuese e kalojnë jashtë normales. Anipse Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, kjo thirrje rrallë përfillet nga ta, raporton Gazeta Sinjali.

Madje, kjo thirrje nuk po përfillet as nga disa figurat publike.

Së fundmi, ishte këngëtarja e njohur Fatlume Popovci ajo e cila në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një video ku shihet duke vozitur me një shpejtësi jashtë asaj të lejuar.

E njëjta ka kapur hiç më pak se 263 km/h, teksa videos të publikuar ia ka shtuar përshkrimin duke qeshur “më falni se për gut jam”.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/posts/pfbid032j1zS5BcJwsAXe1WFEf2ySAtv8UH2cvCe6qb8hXfcVPmGbdAk49GHcR9hnZPrMeul?cft[0]=AZUq5fnma9fp3P9m2KW69DN2eeCPtNqMTb3TLA84zHQgCX2wrv9D405dMFwfUBd9bpXdFIn5JfA9sMmgy-aa_QO2Z6aydqilfF-x8KfxhVDW4pL6PjczQEInyRVpLEBficq4cb6UES-ZKiMMGz5JL_uyIWxddgK9wQjEmK9_myQwx5p1Hqnm9mZ-gUzDfTi7Ft4&tn=%2CO%2CP-R

Kujtojmë se vendi është përballur me mjaft tragjedi të cilat shumë herë kanë ardhur si pasojë e mospërfilljes së rregullave të trafikut.

/GazetaSinjali/