image Skandali me kasafortë/ Shkarkohet sekretari i Presidencës së Kosovës

Politikë

Skandali me kasafortë/ Shkarkohet sekretari i Presidencës së Kosovës

news image

Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për skandalin me kasafortë që kishte ndodhur në Presidencë, vetëm një ditë pasi që Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit dhe në vend të tij si u.d. ishte bërë Vjosa Osmani, që në atë kohë ishte kryeparlamentare.

Një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dyshohet se kishte tentuar të “avullonte” dokumente “Sekrete” dhe “Top Sekrete” nga kasaforta e Presidencës.

Këtë “ndërhyrje” të AKI-së, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e kishte denoncuar edhe në prokurori.

Lidhur me këtë rast sot është shkarkuar sekretari i Presidencës, Driton Gashi.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar këshilltari për media në presidencë, Bekim Kupina.

“Komisioni i themeluar me vendim Ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin diciplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës diciplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina./Gazeta Sinjali/