Sot, në Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është intervistuar Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA shpk”, në xhirollogarinë e të cilës u derdhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, përmes katër transaksioneve të dyshimta, raporton Gazeta Sinjali.
Pas përfundimit të intervistimit të tij, para mediave foli avokati i Shalës, Asman Hoxha.
Hoxha tha se sjellja ndaj Shalës ka qenë korrekte dhe se hetuesit kanë respektuar të drejtat dhe liritë e klientit të tij.
Mbrojtësi i pronarit të “LDA shpk” tha se Kadri Shala gjatë kësaj kohe ka udhëtuar për në Turqi, nga ku u kthye sot në Kosovë.
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se me vendim të Prokurorisë Speciale ndaj Shalës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/