image Skandali Apple, tjetër gjobë për ngadalësim të qëllimshëm të modeleve të vjetra iPhone

Telefona

Skandali Apple, tjetër gjobë për ngadalësim të qëllimshëm të modeleve të vjetra iPhone

news image

Apple është gjobitur së fundmi 25 milionë euro për ngadalësim të qëllimshëm të procesorëve të modeleve të vjetra të saj iPhone pa e bërë të qartë këtë për klientët.

Gjoba masive është vendosur nga autoriteti francez i mbikëqyrjes DGÇRF, duke thënë se klientët nuk ishin paralajmëruar për kompromentimin e celularëve të tyre me anë të përdirtësimeve rutinë të programeve.

Në 2017, Apple ka pranuar se ka ngadalësuar celularët e modeleve më të vjetra, por tha se këtë e bënte “për të zgjatur jetën e tyre” dhe jo siç pretendonin kritikët, pra për të nxitur njerëzit të blinin sa më shumë modele të reja.

Kompania Apple tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me autoritetin francez.

Shumë klientë dyshonin prej kohësh për këtë hile të Apple me bateritë e iPhone-ve të vjetër, por kompania tha në 2017 se nuk po e bënte këtë për të nxitur shitjet e modeleve të reja.

Autoriteti francez tha se zotëruesit e iPhone “nuk ishin informuar se me instalimit e përditësimit të programit iOS (10.2.1 and 11.2) celularët e tyre ngadalësoheshin pasi bateria e tyre nuk ishte më e aftë të plotësonte në maksimum kërkesën e procesorëve për energji”, si rezultat celularët fikeshin vetë për të mbrojtur komponentët e tyre.

Deklarata shtonte se Apple ka pranuar të paguajë gjobën. /Gazeta Sinjali/