image Përgatitjet për luftë, ShBA dërgon 180 ton municione në Ukrainë

Botë

Përgatitjet për luftë, ShBA dërgon 180 ton municione në Ukrainë

news image

Siç duket lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk mund të shmanget, sidomos pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguan municione në Ukrainë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u deklarua në lidhje me telefonatën që u zhvillua dje mes Putinit e Bidenit.

Ai tha se nuk kanë asnjë arsye për optimizëm.

“Sigurisht që nuk është një shenjë se gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Sigurisht që nuk është një shenjë se zoti Putin ka ndonjë qëllim për të de-përshkallëzuar. Dhe sigurisht që nuk është një shenjë se ai po e angazhon veten për një rrugë diplomatike përpara”, tha Kirby për “Fox News Sunday”.

Kirby tha se besojnë që ende kanë kohë dhe hapësirë për një rrugë diplomatike.

Ukraina ka marrë një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione me avion nga Lituania, tha të dielën ministria e mbrojtjes në Kiev, raporton Reuters.

Ndërsa sot, ministri ukrainas Oleksii Reznikov tha se dy avionë të tjerë dërguan rreth 180 ton municione nga Shtetet e Bashkuara.

Reznikov tha Ukraina ka marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke e pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme antitanke amerikane dhe britanike si dhe drone turke.

/GazetaSinjali/