PSG nuk ka rivalë në Francë prej disa vitesh. Rivaliteti më i madh duket se është më shumë brenda klubit se kush do të jetë golashënuesi apo lojtari më i mirë i ndeshjes Neymar apo Mbappe.
Në ndeshjen e fundit ndaj Amiens, ku kryeqytetasit triumfuan 4-1, ishte Mbappe ai që fitoi “duelin” me shokun e tij të skuadrës, teksa realizoi 2 gola.
Në këtë ndeshje shënuan edhe Neymar, por edhe ish-kapiteni i Interit, Icardi.
Me këtë fitore, PSG udhëheq i qetë renditjen me 45 pikë, 7 më shumë se Marseille e vendit të dytë./ Gazeta Sinjali/