Kreu i PSD-së ka marrë fjalën gjatë protestës që po mbahet para objektit të Qeverisë.
Ai tha policët janë të dirigjuar politikisht dhe ka kërkuar që të hipin tri shkallë më lart që të mbajnë fjalimin.
“Ne po kërkojmë që të hipim veç tri shkallë më lartë se sjemi budallë me hi n’qeveri”.
“Ne i bëjmë thirrje policisë të largohet tri hapa, unë nuk mund të mbajë fjalim kështu”, tha ai.
“E ftojmë komandantin e operacionit me na tregu pse s’po na lojnë me hip tri shkallë më lartë”.
Pas kësaj kërkese Policia e ka plotësuar kërkesën e Molliqajt dhe është zhvendosur prapa.