image Situatë kritike në Shkodër, kërkohet ndihma e ushtrisë për shkak të reshjeve atmosferike

Shqipëri

Situatë kritike në Shkodër, kërkohet ndihma e ushtrisë për shkak të reshjeve atmosferike

news image

Situatë kritike paraqitet edhe në Shkodër si pasojë e reshjeve të shumta, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.

Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm.

Po ashtu, në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia e Shkodrës kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.

/Gazeta Sinjali/