image Situatë e rëndë në Kosovë/ Mbi 18 mijë raste aktive me koronavirus

Shëndetësi

Situatë e rëndë në Kosovë/ Mbi 18 mijë raste aktive me koronavirus

news image

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 18 mijë e 287, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 2.279 raste të reja me COVID-19 dhe katër raste të vdekjes.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 325 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me këtë virus.

Gjithashtu në këtë periudhë kohore janë kryer 12.666 testime.

/Gazeta Sinjali/