image Situata në veri temë diskutimi sot në Bruksel, Borrell: Përplasjet s’çojnë në arritjen e marrëveshjes

Politikë

Situata në veri temë diskutimi sot në Bruksel, Borrell: Përplasjet s’çojnë në arritjen e marrëveshjes

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka thënë se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se përplasjet në rrugë nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi.

“Menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme. E di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet ta kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk është rruga e duhur për normalizimin e situatës”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane të dielën e dënoi sulmin ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të vendit. Në Prishtinë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i reagoi, duke i thënë se njëjtë duhet të reagonte edhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/