image Situata në Itali është drejt përmirësimit, bie numri i të vdekurve në 24 orë

Botë

Pandemia/ Situata në Itali është drejt përmirësimit, bie numri i të vdekurve në 24 orë

news image

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është drejt përmirësimit pasiqë në 24 orët e fundit ka shënuar rënie.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 433 viktima e 3 mijë e 47 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Nurmi total i viktimave nga nisja e pandemisë deri më sot ka arritur në 23 mijë e 660 e numri i të infektuarve 178 mijë e 972.

Numri aktual i të infektuarve me koronavirus duke ulur nga shifrat totale numrin e të shëruarve e të viktiamve, është sot 108 mijë e 257.

Nga pandemia në Itali janë shëruar 47 mijë e 55 pacientë e sot ka 2 mijë e 128 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Dhe numri i pacientëve në terapi intesive është reduktuar e sot janë 98 pacientë më pak.

Numri aktual i tyre është sot 2 mijë e 635.

Në ulje është dhe nurmi i pacientëve në struktura spitalore ku aktualisht janë 25 mijë e 33.

Në Itali janë kryer deri më sot 1 milion e 356 mijë e 541 tampone./ Gazeta Sinjali/