Komuna e Lipjanit të premten do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku do të aprovohet Pakoja Emergjente, për të ju dalur në ndihmë qytetarëve të kësaj komune në këtë kohë pandemie, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Komunal, Daut Azemi, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Me kërkesë të Kryetarit të Komunës z.Imri Ahmeti kam ftuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Lipjanit. Kjo mbledhje është ftuar për të aprovuar Pakon Emergjente për ti dalur në ndihmë qytetarëve të komunës tonë në këtë situate të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19”, ka shkruar Azemi.
Ndryshe, nga kjo komunë janë konfirmuar dy të prekur me Coid-19, prej tyre njëri është shëruar./GazetaSinjali/