image Pas sondazhit, Komuna e Lipjanit merr vendim që të mos e dekorojë qytetin për fundvit

Kosovë

Pas sondazhit, Komuna e Lipjanit merr vendim që të mos e dekorojë qytetin për fundvit

news image

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka vendosur që të mos e dekorojë qytetin për festat e fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Komuna ka zhvilluar një sondazh, përmes të cilit qytetarët e kësaj komune janë pyetur se a duhet të dekorohet qyteti për festat e fundvitit, shumica e qytetarëve janë përgjigjur kundër dekorimit.

“Pas një sondazhi që ka zhvilluar Komuna e Lipjanit me pyetjen se a duhet të dekorohet qyteti në Lipjan për nder të festave të fundvitit, shumica e qytetarëve janë përgjigjur për (JO) që mos të dekorohet qyteti, pasi që aktualisht jemi në kushte të pandemisë Covid-19. Në këtë rast Komuna e Lipjanit merr për bazë vullnetin e qytetarëve dhe vendos që mos dekorohet qyteti për nderë të festave të fund vitit”, thuhet në njoftimin e Komunës./Gazeta Sinjali/