image Sistemi raketor rus, së shpejti në Serbi

Rajon

Armatim/ Sistemi raketor rus, së shpejti në Serbi

news image

Rusia do të dërgojë sistemet raketore për mbrojtje në Serbi, pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara për sanksione të mundshme kundër shtetit serb, nëse vazhdon këtë proces.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS ka raportuar më 6 nëntor se sistemi, Pantsir-S do të dërgohet në Serbi “në muajt e ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar”. Muajin e kaluar, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se Beogradi mund të jetë subjekt i sanksioneve nëse blen armë ruse.

“Ne shpresojmë se partnerët tanë serbë do të jenë të kujdesshëm për transaksione të këtij lloji”, ka thënë Palmer në një intervistë për televizionin maqedonas, Alsat M, siç është cituar nga agjencia e lajmeve, The Associated Press.

Muajin e kaluar, Serbia ka realizuar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, në të cilat janë pozicionuar sistemet raketore ruse, S-400 dhe Pantsir-S. K

jo ka qenë hera e parë që një batalion i këtyre sistemeve është paraqitur në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes. Presidenti serb, Aleksadar Vuçiq ka thënë më 5 nëntor se Serbia do të blejë sistemet raketore për mbrojtje nga rusët dhe se dëshiron të anashkalojë sanksionet amerikane apo ndonjë “përballje me Amerikën”.

Serbia ka marrëdhënie të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Beogradi është zotuar për t’u mos anëtarësuar në NATO dhe ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë sa i përket anekesimit të Krimesë nga Ukraina.