image "Siri-n" tanimë mund ta pyesni edhe për simptomat e koronavirusit

Teknologji/ “Siri-n” tanimë mund ta pyesni edhe për simptomat e koronavirusit

news image

Kompania “Apple”, në luftën kundër koronavirusit e ka përditësuar aplikacionin “Siri”, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta në lidhje me virusin.

Aplikacioni pas pyetjeve të parashtruara i udhëzon njerëzit drejt disa prej burimeve më autoritative shëndetësore në internet.

Një pyetje si “hej Siri, a kam koronavirus?, do të ju drejtojë tek një listë pyetjesh të shpejta në lidhje me simptoma të tilla si: kolla e thatë dhe çrregullimet në frymëmarrje.

Natyrisht që ky aplikacion nuk e zëvendëson një profesionist shëndetësor, por që përgjigjet në aplikacion janë dhënë nga Shërbimi i Shëndetit Publik i SHBA-së dhe Siri mund t’ju drejtojë tek faqja e internetit e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve ose madje mund t’ju bëjë që të telefononi shërbimet e emergjencës./Gazeta Sinjali/