image Sipas Haradinajt, gazetarët duhet të mbahen përgjegjës për publikimin e dosjeve të ZPS-së

Drejtësi

Sipas Haradinajt, gazetarët duhet të mbahen përgjegjës për publikimin e dosjeve të ZPS-së

news image

Në Hagë është duke u mbajtur seanca ndaj ish-sekretarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ku ai tha se gazetarët duhet të marrin përgjegjësi për dosjet e ZPS-së që u publikuan.

Haradinaj tha se një gazetar ka punuar për këtë gjykatë

Vetëm gazetari i tij ka kërkuar dokumentet komplet. Të tjerët kanë marrë ndonjë fletë apo vetëm kanë shleftuar. Ky e ka kryer porosinë e juaj. E keni porositur me ardhë me i marrë dhe ju ka lajmëruar pas 20 minutave. E kanë parë që kanë bërë gabim e janë munduar që me na kthyer vuajtjet e tyre tek ne”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se nuk e ka detyruar askënd që t’i publikoj dosjet.

Detyra jonë, ka qenë 16 metra brenda lokalit ku i kemi mbajtur gjërat. Prej një dhome në tjetër i kemi bartur. Kjo është përgjegjësia jem që e pranoj se e kam bërë. Pavarësisht se kush i ka mbajtur, unë kam rreh gjoks e kam mbajtur konferencën. Këtë e kam bërë unë, por kaq përfundon veprimi jem. Por nuk e kam shti askënd me i publiku”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/