image Sipas Ancelotti asnjë futbollistë i Real Madridit nuk do të largohet në janar

Futboll

Sipas Ancelotti asnjë futbollistë i Real Madridit nuk do të largohet në janar

news image

Skuadra e Real Madrid duket se do të ruajë përbërjen me të cilën ka nisur sezonin.

‘Los Blancos’ nuk planifikojnë të largojnë ndonjë lojtar gjatë këtij afati kalimtar, ndonëse planifikojnë lëvizje të mëdha si ajo për Kylian Mbappe e Erling Haaland.

Trajneri Ancelotti ka bërë të ditur se askush nuk ka shprehur dëshirë për largim dhe nuk pret largime në janar.

“Ne nuk kemi ide se kush lojtar mund të largohet, sepse askush nuk ka kërkuar largimin”, ka thënë Ancelotti.

“Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë largim në janar”, shtoi trajneri italian.

Carlo Ancelotti mes tjerash në konferencën për shtyp ka thënë se dëshiron triumfin në Kupën e Mbretit. Po ashtu bëri të ditur se Lunin do të jetë startues para Courtois, e do të mungojë edhe Benzema, Modric e Vinicius. /Gazeta Sinjali Sporti/