Policia e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, dje ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë ku pati edhe të arrestuar. Sinjali merr vesh se një prej 12 të arrestuarve është liruar sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë aksionit “Subvencioni 2021”, janë arrestuar 12 zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje/dhënie ryshfeti”. Njëri u lirua.
Përveç kryeshefit në detyrë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhës, në këtë aksion u arrestuan edhe Hasan Maxharraj – Përgjegjës për Zhvillim të BPH-së, Drejtoria e BPH-së, Kushtrim Zogaj – Zyrtar për Shërbime Këshillimore – Komuna Istog, Agim Nuha – Shef i njësisë DZHRSHK, Sadat Shkodra – Zyrtar i lartë shpenzues/ Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Luan Statovci – Drejtor i Drejtorisë për pagesa direkte/ Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë, Berat Nika – DP/MPBPZHR, 8. Pajtim Krasniqi – Zyrtar për monitorim dhe mbrojtje/ MBPZHR, Adushe Ukshini – Zyrtare e kontrollit ne teren Gjilan/ MBPZHR-AZHB, Kastriote Bajrami – Zyrtare e personelit/ MBPZHR. Përveç tyre gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe Driton Alaj dhe Shpejtim Krasniqi.
Ende nuk dihet zyrtarisht kush është liruar.