Policia e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda, dje ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë ku pati edhe të arrestuar derisa njëri prej tyre u lirua, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ju sjell sot detaje edhe më të hollësishme nga ky aksion, si dhe gjithçka që u konfiskua.
Gjatë aksionit “Subvencioni 2021”, siç mëson Sinjali, në bazë të bastisjeve të djeshme në disa zyre dhe vendbanime të personave janë konfiskuar 433,160.00 euro 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.
Në aksionin në Batllavë, Policia gjatë një bastisje në një shtëpi ka konfiskuar një pistoletë CZ 99 me nëntë fishekë, një pushkë automatike me 18 fishekë PPU 1960 dhe 55 fishekë te kalibrit 7.57mm.
Ndërkaq, në një tjetër shtëpi, Sinjali mëson se Policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie, një AK-47, një pistoletë Sig Sauer dhe 168 fishekë të kalibrave të ndryshëm./Gazeta Sinjali/