image Sinjali mëson shkakun e rrahjes së qytetarit nga polici në Gjilan

Kosovë

Detaje/ Sinjali mëson shkakun e rrahjes së qytetarit nga polici në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore në Gjilan ka marr vesh për motivin që e shtyri zyrtarin policor që ta sulmonte një qytetar në Gjilan.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, mosmarrëveshja ka filluar pasi polici, në këtë rast jashtë detyrës zyrtare, ishte ankuar ndaj pronarit të një dyqani të pemëtarisë që gjendet afër shtëpisë së tij, se po i pengojnë produktet e vendosura para derës.

Me këtë rast zyrtari policor ka nisur konfliktin fizik ndaj bashëvendasit të tij, i cili është paraprirë me fjalosje, mëson Gazeta Sinjali.  

Për pasojë, polici e ka goditur qytetarin gjilanas duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë ndërsa zyrtari policor është prangosur nga Ispektorati Policor i Kosovës.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot më herët se i arrestuari është B. S.

Ai, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa qytetari viktimë e këtij sulmi është liruar pas kërkimit të ndihmës mjekësore. /Gazeta Sinjali/