image Sinjali mëson identitetin e punëtorit që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

Kosovë

Detaje/ Sinjali mëson identitetin e punëtorit që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë

news image

Behram A. Behrami është personi i cili humbi jetën dje pasi ra nga një ndërtesë në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e sigurta në Prokurori.

Viktima e moshës 60 vjeçare është nga fshati Vërbnicë i komunës së Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.  

Dëshmitarët kanë deklaruar se 60 vjeçari ka rënë aksidentalisht pas përfundimit të punës, nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Punëtori humbi jetën dje rreth orës 17:30 në rrugën “Robert Doll” në kryeqytet teksa ra nga një ndërtesë e investitorit “Prishtina City Center” e cila ishte duke u ndërtuar nga firma “Alba Grup” nga Hani i Elezit.

Menjëhërë pas këtij rasti tragjik, në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarët e policisë së Njësitit të Hetimeve, përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe prokurori kujdestar.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes  trupi i pajetë me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.

Sinjali ka raportuar edhe dje për këtë rast tragjik. /Sinjali/