image Sinjali i Mjekut: Ndikimi i izolimit te fëmijët

Shëndetësi

Shëndetësi/ Sinjali i Mjekut: Ndikimi i izolimit te fëmijët

news image

Tashmë jeta e pothuajse çdo njeriu në botë ka ndryshuar, njerëzit janë mbyllur në shtëpi dhe kjo manifestohet ndryshe te secili prej nesh e në veçanti te fëmijët, thotë për Gazetën Sinjali psikologia Vlora Fejza.

“Moshat e hershme e përjetojnë më së rëndi, për arsyen se janë te vegjël dhe nuk është e lehtë të kuptojnë çfarë po ndodhë. Në këtë rrethanë, prindërit luajnë rol kyç duke gjetur mënyra të ndryshme se si t’i informojnë fëmijët për virusin dhe situatën, si shpjegim se pse ka ndodhur ky ndryshim në jetën dhe përditshmërinë e tyre”, thotë Fejza.

Sipas psikologes kjo situatë kërkon mënyrë të re të prindërimit dhe qasjes ndaj fëmijëve varësisht nga mosha që e kanë.

“Duhet të kujtojmë se fëmijët mësojnë për botën përmes lojës, ata mësojnë përmes imitimit duke i  përcjellë të tjerët çfarë bëjnë, ata mësojnë të dëgjojnë kur flet me ta. Duke i pasur parasysh këto, është e rëndësishmë që prindërit të reflektojnë sa më pozitivisht, duke pasur kujdes që të mos shfaqet frikë dhe shqetësim i tepruar”.

Fejza thotë se mënyra më e mirë që fëmijët të ndjehen të sigurt dhe jo të frikësuar është loja. Prandaj, gjatë qëndrimit të fëmijëve në shtëpi, ajo udhëzon që të komunikoni më shumë përmes lojës dhe artit.

“Unë do të sugjëroja disa aktivitete të cilat mund t’i bëni në kushte shtëpie bashkë me fëmijët tuaj. Këto aktivitete argëtuese dhe edukative ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike, ndikojnë në zhvillimin e aftësive psiko-sociale dhe nxisin koncentrimin”, përfundon psikologia Vlora Fejza. /Gazeta Sinjali/