Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar lajmin e Sinjalit për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës.
Përmes një përgjigje me shkrim për Sinjalin, Kelani thotë se suspendimi i gjashtë zyrtarëve policorë është bërë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar perkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Supsendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit të IPK-së, pasi ndaj të njejtëve janë duke u kryer hetime”, tha Kelani për Sinjalin.
Sinjali mëson se në grupin e zyrtarëve policorë të suspenduar janë: Një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë të tjerë policorë./Sinjali/