image Singapori zbulon sanksione kundër Rusisë

Botë

Singapori zbulon sanksione kundër Rusisë

news image

Singapori të shtunën bëri të ditur një listë sanksionesh për Rusinë duke përfshirë kontrollin e eksportit të artikujve strategjikë dhe masat financiare.

Në një deklaratë Ministria e Jashtme e Singaporit ka thënë se “Ne do të vendosim kontrolle të eksportit për artikujt që mund të përdoren drejtpërdrejt si armë për të shkaktuar dëm ose për të nënshtruar ukrainasit, si dhe artikuj që mund të kontribuojnë në operacionet sulmuese kibernetike“.

Tutje në këtë deklaratë thuhet se “Dogana e Singaporit do të refuzojë të gjitha aplikimet për leje në Rusi që përfshijnë të gjitha artikujt e listuar si mallra ushtarake, elektronikë, kompjuterë dhe “Siguria e Telekomunikacionit dhe Informacionit”, shkruan CNN trasnmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu të gjitha institucionet financiare në Singapor do të ndalohen të kryejnë transaksione ose të krijojnë marrëdhënie biznesi me institucionet kryesore financiare ruse, duke përfshirë VTB Bank, VEB.RF, Promsvyazbank dhe Bank Rossiya si dhe do të ndalojë transaksionet ose lehtësimin e mbledhjes së fondeve për qeverinë ruse dhe Bankën Qendrore të Rusisë ose çdo subjekt në pronësi të tyre.

Singapori do të ndalojë edhe ofrimin e shërbimeve financiare në rajonet separatiste të Donetsk dhe Luhansk në sektorin e transportit, telekomunikacionit dhe energjisë si dhe ofruesve të shërbimeve të shenjave të pagesave dixhitale do tu ndalohet të lehtësojnë çdo transaksion “që mund të ndihmojë në anashkalimin e këtyre masave financiare”.

/GazetaSinjali/