image Sindikata e sektorit privat me kërkesa për deputetët

Politikë

Sindikata e sektorit privat me kërkesa për deputetët

news image

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës në një kërkesë publike, ka kërkuar që sot në seancën plenare, ku po diskutohet për programin e Qeverisë së Kosovës të aprovojnë propozimin që paga minimale të jetë 350 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo sindikatë, ka kërkuar që në programin e qeverisë duhet detajuar se kur do të fillojë kjo pagesë.

“Kur do të jetë i gatshme themelimi i gjykatës së punës dhe të bëhet themelimi i një fondi social i cili do t’i mbulonte punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Sot, në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti përmendi rritjen e pagës minimale në 250 euro.

Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe ngrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/