image Sindikata e Policisë së Kosovës nderon 23 heronjtë e saj që kanë rënë në kryerje të detyrës

Sociale

Sindikata e Policisë së Kosovës nderon 23 heronjtë e saj që kanë rënë në kryerje të detyrës

news image

Sot, Sindikata e Policisë së Kosovës përmes organizimit të lojërave sportive të mbajtura në Gjakovë, ka nderuar dhe përkujtuar 23 heronjtë e Kosovës, të cilët kanë rënë në kryerje të detyrës zyrtare.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Sindikatës së PK-së, në ketë event morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri me bashkëpunëtor, përfaqësues nga sindikatat e vendeve mike si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, përfaqësues të FSK-së, KFOR-it, si dhe menaxhmenti policorë nga niveli qendror dhe ai lokal.

Po ashtu, Sindikata e PK-së tha se i mbështet zyrtarët e Policisë, duke mos i harruar familjarët e të rënëve heroikisht.

“Sindikata e PK-së si ç’do herë vazhdon t’i përkrah dhe mbështet zyrtarët policorë në aspektin sindikal, e po ashtu duke mos i harruar kurrë edhe familjarët e policëve të renë në kryerje të detyrës, ku bijtë e tyre dhanë atë me sublimen, dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ky event sportiv i organizuar nga Sindikata e PK-së u përkrah dhe u mbështet me donacione nga donator të ndryshëm të cilëve në shenjë falënderimi iu janë ndarë mirënjohje”, thuhet ndër tjera.

/GazetaSinjali/