image Sindikalistët protestojnë, paralajmërohet grevë në arsim nga 20 prilli

Sociale

Sindikalistët protestojnë, paralajmërohet grevë në arsim nga 20 prilli

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BPSK) ka kërkuar rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Duke protestuar para objektit të qeverisë u paralajmërua ekzekutivi për masa më radikale nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se nuk do të vazhdojnë të durojnë qeverinë pa zbatuar kërkesat e tyre.

Udhëheqësi i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se prej datës 20 prill do të jenë në grevë nëse kërkesat e tyre hasin në veshë të shurdhër.

Paraprakisht, sindikalistët parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit dhe e përfunduan protestën para objektit qeveritar.

/GazetaSinjali/