image Bekë Berisha – Qeverisë: Jeni t’u vazhdu me na prekë në drita të syve, në arsim

Politikë

Bekë Berisha – Qeverisë: Jeni t’u vazhdu me na prekë në drita të syve, në arsim

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë për mosekzekutim të pagave për mësimdhënësit të cilët kaluan muajin shtator në grevë, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha ka nisur fjalimin e tij me një fjalë të popullit, duke thënë se Qeveria po e prek qytetarët në drita të syve.

“Sot po flasim për arsimin. E kam dëgjuar një aktivist të viteve të 90-ta duke thënë se ‘kur të preket arsimi shqip është sikur me të prekë në dy dritat e syve’. Ju jeni tu vazhdu me na prekë në dy dritat e syve. S’e kom nijet që me fjalën time me ju përmallu kërkon prej juve, sepse nuk ju intereson ajo punë. Ky është problem që duhet me e zgjedh qeveria dhe jo opozita”, ka thënë Berisha.

/GazetaSinjali/