Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Sinan Vllasaliu dhe Meda, kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “2 min” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Virusi.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/