Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, e ka përgëzuar Kosovën për “progresin” të cilin thotë se e ka arritur me zgjedhjen e një gruaje presidente, raporton Gazeta Sinjali.
“Kjo sigurisht që demonstron se sa progresive është bërë Kosova dhe është në kontrast të plotë me fqinjët e saj rajonalë”, ka shkruar ai mbi një tweet të gazetarit dhe artistit, Gani Jakupit se Kosova ndryshon nga shtetet e tjera të rajonit, sepse Osmani është presidentja e vetme femër në Ballkan.
“Nëse Kosova veçohet për gjithmonë mund të jetë për diçka të tillë: Vjosa Osmani, e vetmja presidente femër në Ballkan.”
Osmani bashkë me presidentët e vendeve të tjera të rajonit po merr pjesë në Samitin Brdo-Brijun. Ndër të tjera në këtë samit, Osmani tha se është përgjegjësi e saj morale dhe njerëzore që të flasë për krimet e Millosheviqit në Ballkan./Gazeta Sinjali/