image Simeone, Tuchel apo Allegri – kush do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich

Futboll

Sport/ Simeone, Tuchel apo Allegri – kush do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich

news image

Bayern Munich ende nuk ka marrë një trajner të ri pas largimit të kroatit Niko Kovac.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë besuar postin e trajnerit Hans-Dieter Flick deri në fund të sezonit. Bavarezët do të marrin një trajner të ri për edicionin e ardhshëm dhe Diego Simeone është kandidati kryesor.

Tekniku argjentinas ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Atletico Madrid. Bayerni po e monitoron situatën e tij dhe sipas mediave gjermane janë të gatshëm t’ia besojnë stolin.

Gjithsesi emrat e tjerë që janë në listën e Bayernit janë edhe Thomas Tuchel aktualisht trajner i PSG-së dhe Massimiliano Allegri.