image "Siguria kombëtare", Osmani pret në takim në drejtorin e AKI-së

Siguri

“Siguria kombëtare”, Osmani pret në takim në drejtorin e AKI-së

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një mori takimesh, në mesin e tyre, ajo ka pritur në takim edhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti.

Në njoftim nga Presidenca, bëhet e ditur Ajeti e ka njoftuar Osmanin për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

“Z. Ajeti ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare. Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/