image Siguria kibernetike: Kurti merr masa, shkon në Mitrovicë për sistemin SNMS

Kosovë

Siguria kibernetike: Kurti merr masa, shkon në Mitrovicë për sistemin SNMS

news image

Në Shipol të Mitrovicës sot u inaugurua Sistemi Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor (SNMS).

Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë, Qeveria po merr masa konkrete për t’i adresuar rreziqet për sigurinë kibernetike të vendit.

“Infrastruktura digjitale është një nga parakushtet për digjitalizimin që e synojmë në qeveri dhe në ekonomi. Zhvillimet në digjitalizim duhet të shoqërohen me masat përkatëse për rritjen e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kurti tha se Sistemi Nacional për Monitorimin e Spektrit Frekuencor do të mundësojë monitorimin e shfrytëzimit të resurseve frekuencore, identifikimin dhe zbulimin e burimeve të interferencave, ngritjen e nivelit të sigurisë nacionale, nxënien e brezeve të caktuara frekuencore në tërë territorin e Kosovës, që njëherësh janë konform obligimeve ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/