Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një burrë 31 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në Llapnasellë.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka dhënë detaje. Për të thuhet se gjatë drejtimit të motoçikletës nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.
“Fshati Llapnasellë , Prishtinë, është raportuar se viktima mashkull duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekje prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, tha policia, transmeton Sinjali.