image Si u zbulua nga Policia shqiptari që transportonte kokainë nga Franca në Itali - Sinjali

Si u zbulua nga Policia shqiptari që transportonte kokainë nga Franca në Itali

news image

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u kap duke transportuar me makinë nga Francë për në Itali një sasi prej 36 kilogramë kokaine.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro, por me origjinë shqiptare.

Operacioni është zhvilluar në zonën kufitare Morgex mes Italisë dhe Francës.

Faktet datojnë që në datën 5 gusht, por vetëm sot janë zbuluar, kjo për të mos prishur hetimet.

Shqiptari u arrestua në Morgex pasi gjatë kontrollit në makinë u dyshua se mund të kishte lëndë narkotike.

Më pas, autoritetet italiane e dërguan makinën në Xhenova, ku me anë të një termoskaneri u arrit të zbulohej ngarkesa e drogës, e cila ishte fshehur në mbulesën e shoferit dhe të pasagjerit.

48-vjeçari, tashmë i njohur për policinë u arrestua dhe u dërgua në burg.

Ai akuzohet për posedim droge me qëllim shitje dhe rrezikon deri në 20 vite burg. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin