image Si u kapën dje 200 kg drogë në Maqedoninë e Veriut që kishin hyrë nga Kosova

Rajon

Si u kapën dje 200 kg drogë në Maqedoninë e Veriut që kishin hyrë nga Kosova

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka kapur rreth 200 kilogramë marihuanë që kapë vlerën e 600 mijë eurove.

Sipas MPB-së maqedonase, droga është futur nga territori i Kosovës dhe për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre edhe kosovarë.

Katër vetura janë ndaluar, ku janë gjetur 171 pako me marihuanë, ndërsa pas kontrollit në disa shtëpi janë gjetur edhe 29 pako tjera me armë e municion.

Katër nga gjashtë të arrestuarit janë: B.R., O.A., J.L. (Kosovar), I.P..

Gjatë këtij aksioni janë ndalur veturat e tipit BMW, Opel Zafira, MiniCooper dhe Mercedes.

/GazetaSinjali/