Një familje me katër anëtarë në Vlorë, 77 vjeç gjyshja, babai 69 vjeç, mamaja 50 vjeç dhe djali 24 vjeçar kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.
Shqetësimet u kanë filluar më datë 11 mars dhe deri më dje nuk kanë pasur probleme serioze. Pasi kanë bërë tamponin ata kanë rezultuar pozitiv dhe janë nisur drejt Tiranës.
Dyshohet se ata janë infektuar nga djali tjetër i tyre, i cili me datë 6 mars ka ardhur nga Bergamo dhe pasi ka qëndruar një javë është nisur drejt Gjermanisë. Ndërkohë ka nisur marrja në intervistë e komshinjve dhe personave që ata kanë pasur kontakte.
Bashkia e Vlorës ka dezinfektuar sot zonën ku punonte dhe jetonte 57 vjeçari dhe familja e tij që dje u konfirmuan me CoVid-19.Pallati ku jetonte familja me iniciale P.S. është në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qëndrore , po ashtu 57 vjeçari kishte para ambienteve të
Pallati ku jetonte familja me iniciale P.S. është në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qëndrore , po ashtu 57 vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.