Dhimbja e kockave është problem shëndetësor shumë i përhapur. Kjo ndodh pasi njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik.
Njerëzit zakonisht kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësuese, të cilat janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Në këtë artikull mund të gjeni se si të trajtoheni kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Kur ky lëng bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit ndihmon edhe në parandalimin e aktivizimit të inflamacionit.
Kripa e detit
Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripës ndihmojnë për shërimin e kockave dhe muskujve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.
Kura me vaj dhe kripë për dhimbjet e kockave
Përbërësit: 1 gotë me ujë, 20 lugë gjelle me vaj ulliri dhe 10 lugë gjelle me kripë deti.
Kura kundër dhimbjeve të kockave
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën ku keni dhimbje për rreth 3 minuta. Duhet ta masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me radhë.
Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë. /Gazeta Sinjali/