Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po komentohet mjaftë shumë pas Festivalit të Filmit në Kanë, ku ishte e pranishme me partnerin e saj, Romain Gavras.
Së fundmi, përmes një video ka reaguar edhe producentja Klea Huta duke iu drejtuar Duas “moj gocë po si s qëllove një herë në shenjë me këta të dashurit”.
“Problem serioz”, ka qenë tutje mbishkrimi i saj ndërsa kjo ishte paraqitja e parë e çiftit që e konfirmoj lidhjen këngëtarja.
Kujtojmë se artistja me famë ndërkombëtare ka qenë e lidhur me partnerë të moshës më të re apo më madhore si në këtë rast me regjisorin Gavras, andaj edhe reagimet janë të shumta prej atyre negative.