image Si shkoi takimi me delegacionin ukrainas, flet pala ruse

Botë

Si shkoi takimi me delegacionin ukrainas, flet pala ruse

news image

Pas mbarimit të takimit mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, ka folur ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky.

Medinsky i tha kanalit të lajmeve Rossiya 24 se ishte e mundur të gjetet mirëkuptim i ndërsjellë për disa pika të negociatave – “çështja kryesore që zgjidhëm sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e përleshjet ushtarake”.

Ai thotë se dy ministritë e mbrojtjes kanë rënë dakord për një format për mirëmbajtjen e korridoreve humanitare “për daljen e popullatës civile [dhe] për ndërprerjen e mundshme të përkohshme të armiqësive në sektorin e korridorit humanitar për periudhën e daljes së popullatës civile”.

Unë mendoj se ky është një progres i rëndësishëm,” shton ai.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.

/GazetaSinjali/