Të sëmurët me diabet shpesh kanë probleme me veshkat, ndërkaq personat me veshka të sëmura jo rrallë kanë diabet të pazbuluar.
Nefropatia diabetike është sëmundje e veshkave të personave të sëmurë nga diabeti.
Sëmundja e diabetit shfaqet nga dëmtimi i kapilarëve në glomerulët e veshkave.
Zbulimi i hershëm i diabetit dhe sëmundjeve të veshkave pacientëve u ndihmon në shmangien e dëmtimeve të organeve vitale, përkatësisht transplantimit të veshkave apo dializës deri në fund të jetës.
Personat me diabet një herë në vit do të duhej të kontrollonin nivelin e proteinave të cilat i prodhon mëlçia.
Nëse veshkat nuk punojnë mirë, ajo proteinë tajitet nëpër urinë gjë që zbulohet me kontrollimin e nivelit të albuminave (proteina që i prodhon mëlçia).
Ndërsa, niveli i ngritur i sheqerit në gjak dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorë rreziku për dëmtim të veshkave.
Personat me diabet të veshkave të tyre mund t’u ndihmojnë duke zvogëluar peshën e trupit, duke mos pirë duhan, duke ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe duke ushtruar rregullisht. /Gazeta Sinjali/