image Format dhe simptomat më të shpeshta të diabetit - Sinjali

Format dhe simptomat më të shpeshta të diabetit

news image

Diabetes mellitus (DM), ndryshe njihet si diabeti, është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore, transmeton Gazeta Sinjali.

Glukoza është një ndër burimet kryesore të energjisë në trupin tonë, e cila merret nga ushqimi që e konsumojmë.

Transportin e glukozës nga ushqimi në qelizat e gjakut e mundëson  insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi.

Ndodh që insulina të mos prodhohet mjaftueshëm, apo fare dhe kështu glukoza qëndron në gjak, duke mos u transportuar njëlloj në qeliza.

Me kalimin e kohës, ky grumbullim i glukozës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që nuk kanë shërim, siç është diabeti.

Por, edhe pse nuk ka shërim mund të merren masa parandaluese ndaj përkeqësimit të kësaj sëmundjeje.

Disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit janë etja e shtuar, tharja e gojës, shikim i mjegulluar, dehidratimi, mpirja e gjymtyrëve, lodhja e tepërt, shtimi i oreksit dhe humbja drastike e peshës.

Këto simptoma mund të shkaktojnë edhe probleme më të rënda shëndetësore si sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkës, sulm ne tru, probleme me sy e probleme dentare.

Ekzistojnë tri forma kryesore në të cilat paraqitet diabetes mellitus

  • Diabeti i tipit 1 paraqitet në 10-15% të rasteve tek fëmijët dhe të rinjtë. Te tipi 1 ka një mungesë absolute të hormonit të insulinës, pasi që sistemi imunitar sulmon dhe shkatërron qelizat beta të pankreasit. Të sëmurët janë të varur nga insulina, prandaj duhet të injektohen me insulinë çdo ditë për të mbijetuar.
  • Diabeti i tipit 2 është lloji më i përhapur i diabetit, që haset në 90% të rasteve te të rinjtë në mbipeshë, njerëzit pas moshës 40 vjeçare dhe disa të rinj gjithashtu. Kryesisht trashëgohet apo shkaktohet nga faktorët e mënyrës së jetesës Në tipin 2 pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.
  • Diabeti i shtatzënisë apo gestacional shfaqet në 2-5% të rasteve te gratë shtatzëna. Ky lloj i diabetes mellitus ka gjasa të zhduket pas lindjes apo edhe të përparojë më tutje. Përafërsisht 5-10% e grave të cilat kanë pasur diabetin gestacional gjatë shtatzënisë hasin më vonë në diabetin e tipit 2.
  • Llojet e tjera të diabetit, që janë më pak të përhapura, janë diabeti monogjen dhe diabeti i fibrozës cistike. Diabeti monogjen është një sëmundje e cila trashëgohet gjenetikisht në breza.

Simptomat:

Disa nga simptomat më të paraqitura të diabetit te njerëzit e të gjitha moshave janë:

  • Shkuarja në tualet shumë herë, veçanërisht gjatë natës,
  • Etja e shtuar për ujë ,       
  • Ndjeheni më të lodhur se zakonisht,      
  • Humbja e peshës pa u përpjekur,   
  • Kruarje gjenitale,    
  • Prerje dhe plagë që kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar,    
  • Shikim i turbullt./Gazeta Sinjali/

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: